Gazeta Si – Një 41-vjeçar në fshatin Dushk të Lushnjës është arrestuar, pasi kërcënoi për të vrarë nënën e tij dhe më pas qëlloi me armë në oborrin e banesës. Në pranga ka rënë Edmond Kadiu i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Policia e arrestoi 41-vjeçarin në një lokal të fshatit dhe i sekuestroi atij një pistoletë me fishekë në fole gati për qitje dhe një krëhër me fishekë luftarak.
Gjithashtu, policia ushtroi kontroll në banesën e shtetasit A. Z., me të cilin autori shoqërohej. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, 46 fishekë luftarak dhe një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në 31 doza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




