Interpoli shqiptar ka ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë, Elvison Dimon, 45-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Dimo është i dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Fierit në vitin 2009 dhe ekstradimi i tij është bërë nga Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet greke.
Ngjarja ka ndodhur më 31 korrik 1997, kur Dimo ka vrarë me armë zjarri Sabri Bregasin. Shkak është bërë një borxh prej 2 mijë dollarësh që viktima i kishte babait të Dimos.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




