Ka ndodhur

Zjarr në një banesë në Shkodër, humb jetën i moshuari i paralizuar

Një 79-vjeçar, me iniciale M.P., ka humbur jetën këtë të enjte në Shkodër, pasi banesa e tij është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në lagjen “Xhabije”.

Në banesë ndodhej i moshuar, i cili është asfiksuar nga tymi gjatë rënies së zjarrit dhe si pasojë ka ndërruar jetë menjëherë.

Ai nuk ka mundur të lëvizë për shkak se ishte i paralizuar. Ndërkohë bashkëshortja e tij është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike ose ndonjë mjet të cilin çifti e përdorte për t’u ngrohur.  

Të parët që e sinjalizuan zjarrin, kanë qenë fqinjët, të cilët kanë parë tymin. Ata kanë tentuar të ndërhyjnë me mjete rrethanore, por më pas kanë kërkuar ndihmë të specializuar. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e plota të zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë