Ka ndodhur

Tiranë, kontrolle për xhamat e errësuar dhe mjetet me targa të huaja (Video)

Gazeta Si – Në një aksion kundër përdorimit të xhamave të errësuar me dokumente të falsifikuara dhe targave të huaja që u ka përfunduar afati i përdorimit, policia ka proceduar disa persona.

Po ashtu, janë goditur dy raste të tentativës së korrupsionit, një rast i falsifikimit të dokumentacionit për xhamat e errësuar dhe 85 raste të përdorimit të targave të huaja.

Nën hetim janë vënë nën hetim O.Gj., 37 vjeç dhe L.S., 40 vjeç, pasi janë kapur duke udhëtuar me celular në timon dhe kanë tentuar të korruptojnë efektivët, ndërsa një tjetër me iniciale K.D.,, pasi kishte falsifikuar dokumentet për xhamat e errësuar.

Në kuadër të kontrolleve të dedikuara për përdorimin në mënyrë abuzive të targave të shteteve te tjera, të cilat rezultojnë të çregjistruara nga shtetet që i kanë lëshuar, shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, prej disa ditësh po verifikojnë të gjitha mjetet me targa të huaja, për vlefshmërinë e tyre.

Në bazë të kontrolleve me fokus problematikën e përdorimit të targave të pavlefshme ose që nuk u përkasin mjeteve në të cilat janë vendosur, janë sekuestruar 3 automjete dhe janë tërhequr nga qarkullimi 85 targa që u ka përfunduar vlefshmëria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë