Ka ndodhur

Kapet hajduti i ‘laptopëve’ në dyqanet e Tiranës (Video)

Gazeta Si – Një 39-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga gjatë një aksioni të koduar “Elektroniks”. I arrestuari me inicialet A.H., dyshohet të jetë autor i 5 vjedhjeve të laptopëve në dyqane të ndryshme. Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqanit,duke marrë këto pajisje elektronike.

Konkretisht, më datë 21.01.2022, në rrugën ”Luigj Gurakuqi”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan. Po ashtu në 24.01.2022, në rrugën ”Luigj Gurakuqi”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një tjetër dyqan. Më datë 24.01.2022, në rrugën ”Xhanfize Keko”, dyshohet se ka vjedhur një laptop po në një dyqan, dy ditë më pas dyshohet se ka vjedhur në një qendër tregtare dhe në 27.01.2022, në Rrugën e Durrësit, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar katër laptopë dhe veshje që dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë