Gazeta Si – Dy shtylla të tensionit të lartë, 110 kv janë gjetur të rrëzuara në hyrje të qytetit të Laçit mëngjesin e të mërkurës dhe një pjesë e zonës nuk ka energji elektrike.
Policia ka dyshime se mund të behët fjalë për një rast të qëllimshëm, pasi një nga shtyllat është gjetur pa vida. Një person është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje për ngjarjen.
Fillimisht është rrëzuar shtylla e parë, e cila ndodhet brenda rrethimit të një shtëpie në hyrje të qytetit të Laçit dhe më pas është rrëzuar shtylla tjetër. Nga rrëzimi i këtyre dy shtyllave janë dëmtuar edhe linjat e tensionit të ulët dhe janë pa energji disa zona të Kurbinit.
Aktualisht po punohet për vënien në punë të shtyllave të rrëzuara, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes. Mungesa e energjisë elektrike është shtrirë në disa zona të qytetit, si dhe ka penguar edhe punën e Ujësjellësit të Laçit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




