Gazeta Si – Një 55-vjeçar është arrestuar në Tiranë dhe një është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Gasoline”, ku u sekuestruan 500 litra naftë, vaj motori dhe antifrizë. Policia thotë se i arrestuari është F.N., 55 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë ai ushtronte aktivitet të paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve. 55-vjeçari u kap në rrugën dytësore Vorë-Marikaj duke tregtuar naftë me bidona, të cilën e depozitonte në një ambient të përshtatur si kontenier.
Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht shtetasi L. P., 32 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




