Gazeta Si – Dita e parë e muajit shkurt ka nisur me reshje të dendura të dëborës në Dibër dhe Bulqizë, ku si pasojë është bllokuar edhe Rruga e Arbrit.
Reshjet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 10 cm, ndërsa në zonat e thella arrin deri në 30 cm.rrugët nacionale janë të kalueshme me zinxhirë.
Rruga e Arbrit, Bypass-Qafë Murriz kalimi është bllokuar dhe kontraktorët po punojnë për hapjen e saj me 4 mjete borëpastruese për hapjen e saj.
Si rrjedhojë, Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murriz të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz dhe të mos shkaktojnë trafik.
Akset rrugore kryesore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos; janë të kalueshme, drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe të jenë të pajisur me mjetet anti-rrëshqitëse.
Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.
“Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital”, njofton policia rrugore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




