Ka ndodhur

Aksidentoi 26-vjeçaren dhe u largua, kapet falë kamerave të sigurisë

Gazeta Si – Një 24-vjeçar me inicialet A.T., është arrestuar, pasi të dielën në mesditë aksidentoi një vajzë 26-vjeçe me inicialet K.S., te Rruga e Elbasanit në Tiranë.

Pas aksidentit, i riu, i cili u pikas nga kamerat e sigurisë, u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij “Benz”.

E plagosura u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bllokuar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Benz”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë