Dy persona janë proceduar penalisht, por në gjendje të lirë, pasi kishin hapur një klinikë dentare në Kukës, të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.
Sipas Policisë së Kukësit, 49-vjeçari me inicialet H.U., shtetas turk me banim në Kosovë, dhe 38-vjeçarja me inicialet M.U., nga Kukësi, e kishin regjistruar subjektin e tyre me fushë veprimtarie “fast food”, por në periudha të ndryshme e kanë përshtatur si klinikë dentare dhe kanë ushtruar aktivitet të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet dentare, tha Policia e Kukësit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




