Ka ndodhur

Zbulohet arsenal armësh në Elbasan, në pranga 44-vjeçari

Gazeta Si – Një 44-vjeçar në Elbasan është arrestuar këtë të shtunë, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur një arsenal armësh. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Kral”, ka rënë në pranga shtetasi G.D., 44 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani”  Elbasan.

Ndërkohë janë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, municion luftarak, rreth 500 copë fishekë  luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti,një thikë dhe 7 karikatorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë