Gazeta Si – Në qarkun e Korçës janë rikthyer reshjet e dëborës dhe situata paraqitet problematike për disa zona. Mësohet se trashësia e borës në këtë qark ka arritur deri në 35 centimetra.
Akset nacionale që lidhin Korçën me zona të tjera të qarkut janë të hapura, por që nga mëngjesi i kësaj të shtune, mjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore. Më problematike situata ka qenë gjatë orëve të para të mëngjesit lëvizja në aksin Korçë-Ersekë-Leskovik, ku në disa segmente lëvizja e mjeteve bëhej vetëm me zinxhirë.
Akset drejt zonave turistike të Dardhës dhe Voskopojës janë të kalueshme me zinxhirë. Trashësia e borës varion nga 15 centimetra në zonat urbanem deri në 35 centimetra në zonat malore. Temperatura minimale gjatë natës ka shënuar vlerën – 4 gradë Celsius
Në disa segmente rrugore është dashura ndërhyrja e borëpasrtrueseve për të normalizuar situatën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




