Ka ndodhur

I shpallur në kërkim në Itali, arrestohet 34-vjeçari pjesë e grupit të Avdylajve

Një 48-vjeçar, Saimir Gjepali, banues në Shijak, Durrës, i njohur ndryshe si anëtar i bandës së Avdylajve, është arrestuar këtë të premte nga policia, pas  është dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg në Itali.

Gjepalin, Gjykata e Milanos, Itali, në datën 24.02.2011, e ka dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Gjepali, subjekt i OLF-së, ka qenë i arrestuar në 2018 në Shqipëri për laboratorin e heroinës në Has, e ndërsa ai ka qenë pjesë e grupit që ndezi revoltën në burgun 313 në maj 2020, ku akuzohen se dhunuan një gardian. Gjykata e Durrësit ka liruar Saimir Gjepalin, në qershor të vitit 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë