Në një operacion për goditjen kundër organizimit të lojërave të fatit, janë arrestuar 17 persona nga Fieri, Lushnja, Durrësi dhe Vlora.
Policia ka sekuestruar një tavolinë pokeri, një valixhe me çipsa, letra që shërbenin për lojërat e fatit, një sasi parash, 26 aparate celularë, 10 automjete dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.
Ndërhyrja e policisë është bërë në lagjen “Kastrioti” në Fier, pasi policia kishte informacione se në një lokal ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit. Gjatë kontrollit në lokalin në administrim të shtetasit E.Xh., rezultoi se ai ishte i paregjistruar në organet tatimore.
Në kuadër të këtij operacioni, kanë rënë në pranga: E.Xh., 29 vjeç, banues në Fier, (administratori i lokalit), për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Fshehja e të ardhurave”;
A. Ç., 49 vjeç, banues në Fier;
V. L., 31 vjeç, banues në Lushnjë;
D. L., 26 vjeç, banues në Lushnjë;
L. K., 40 vjeç, banues në Vlorë;
A. P., 50 vjeç, banues në Fier;
D. Xh., 42 vjeç, banues në Lushnjë;
Xh. S., 36 vjeç, banues në Durrës;
T. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. B., 48 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit të cilët ishin të pranishëm tek ambienti ku luhej poker, në pritje për të marrë pjesë në këtë lojë:
E. T., 39 vjeç, banues në Fier;
E. V., 34 vjeç, banues në Fier;
A. B., 38 vjeç, banues në Fier;
E. R., 40 vjeç, banues në Lushnjë;
J. B., 33 vjeç, banues në Durrës;
K. M., 28 vjeç, banues në Fier;
Xh. K., 21 vjeç, banues në Fier.
Policia gjeti dhe sekuestroi më pas: një tavolinë pokeri; një valixhe me fisha pokeri; 600 fisha (cipsa) të llojeve të ndryshme; letra bixhozi; 2000 paund; 1300 euro; 2.5 milionë lekë; 26 aparate celulare; 10 automjete; një sasi lënde narkotike kanabis sativa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




