Një 34-vjeçar nga Sllovenia, është proceduar penalisht, pasi është kapur me një shumë të madhe eurosh të padeklaruara në kufi.
Policia Kufitare në Morinë, në hyrje të territorit shqiptar, e kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., 34 vjeç, banues në Slloveni.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij të dorës, u gjet dhe sekuestrua 12.700 euro, 2150 dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe 100 franga zviceriane, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi A. K., 34 vjeç, banues në Slloveni, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




