Ka ndodhur

Dy vëllezër kanosin me armë zjarri 60-vjeçarin në Shkodër, shpallen në kërkim

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia pasi kërcënuan për motive pronësie një 60-vjeçar. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 19:05 në fshatin Kasnec të Shkodrës. 

Sipas policisë dy vëllezërit me inicialet P. A. 54 vjeç dhe N. A. 46 vjeç banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë i shkuan në shtëpi 60-vjeçarit me inicialet N. U. dhe qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij duke e kërcënuar.

Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë ë  vendin e ngjarjes  dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë