Ka ndodhur

Procedohen 3 punonjës të Zyrës së Urbanistikës në Vlorë

Tre punonjës të zyrës së Urbanistikës në Vlorë janë arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Policia thotë se në pranga janë vënë:  R. H., 33 vjeç, K. M., 32 vjeç dhe S. A., 35 vjeçe.

Ata dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke miratuar praktikën për dhënien e një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore, në favor të shtetasit A. I., i cili ka vijuar ndërtimin e objektit jashtë kushteve teknike të lejes së ndërtimit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe  A. I., 38 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, në ngarkim të shtetasit S. C., 64 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, pasi ka ndërtuar pa leje në një objekt, në fshatin Borsh, Himarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë