Ka ndodhur

Durrës, futet me thikë në dorë për të vjedhur argjendarinë

Një 35-vjeçar në Durrës është arrestuar pasi ka tentuar që të vjedh një argjendari, duke kërcënuar punonjësen me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin në një argjendari në bulevardin “Dyrrah”, ku në pranga ka rënë shtetasi L.B banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.

Por që ai nuk ia ka arritur qëllimit pasi policia ka arritur menjëherë në vendngjarje ku dhe ka bërë të mundur dhe arrestimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë