Greqia ka vendosur të shtyjë masat anti-Covid për qytetarët shqiptarë deri me 7 shkurt, duke kerkuar test të shpejtë ose PCR për të kaluar kufirin
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton se të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:
Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit ose test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.
Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike 👉 https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes. Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.
Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




