Ka ndodhur

Gjirokastër, i riu kapet me mbi 27 kg kanabis në makinë

Një 29-vjeçar, me iniciale M.G., banues në Gjirokastër, është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi janë kapur 27 kilogramë e 600 gram kanabis,

I riu u arrestua në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e Sofratikës” pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij  tip “Toyota Yaris”, u gjetën 27. 6 kg cannabis sativa.

Kurse, bashkëpunëtori i tij, K.M., 28 vjeç, është shpallur në kërkim. Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe  tre aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë