Ka ndodhur

Tiranë, morën peng dhe rrahën të riun se dyshonin që vodhi banesën

Dy të rinj kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për marrjen peng dhe dhunimin e një 20-vjeçari. Policia thotë se janë arrestuar në flagrancë shtetasit E.H., 35 vjeç dhe E. H., 33 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Dy të ndaluarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në magazinën e shtetasit Xh. K., 58 vjeç, kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasin R.F., 20 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur për shkak se ata dyshonin se shtetasi R.F., ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh.K.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë