Ka ndodhur

Zjarr në një banesë në Mat, lëndohet i moshuari

Një banesë është përfshirë nga zjarri në fshatin Vinjoll të Matit, mbrëmjen e kaluar. Buriume nga policia bëjnë me dije se ka mbetur i lënduar pronari i banesës, M.Z., 80 vjeç.

I moshuari është dërguar në spitalin e Burrelit për të marrë trajtim mjekësore. Gjithashtu si pasojë e flakëve është djegur dhe  banesa e shtetases Z.Z., 81 vjeçe, e cila ishte ngjitur me banesën e 80-vjeçarit.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë