Një 45-vjeçar, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”, është arrestuar në Shkodër.
Domi alias Nikel Vuksani, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila e ka dënuar me 8 vite burg.
Domi Vuksani mësohet se fshihej në Shkodër, por policia ka arritur që të zbulojë vendndodhjen e tij dhe ka bërë të mundur prangosjen. Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur që 45-vjeçari do e vuajë dënimin në burgun e Reçit, Malësi e Madhe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




