Ka ndodhur

Zbulohet laboratori i kriptomonedhave në Durrës, sekuestrohen mbi 200 makineri

Një person është arrestuar në Shijak të Durrësit, pasi dyshohet se prodhonte kriptomonedha në një laborator. Identiteti i të ndaluarit nuk bëhet i ditur, por paraprakisht mësohet e policia ka sekuestruar 200 makineri, të cilat dyshohet se përdoreshin për prodhimin e Bitcoin-it.

Ndër të tjera mësohet se pajisjet ndodheshin në një magazinë në fshatin Pjesëz në Shijak, të marrë me qira nga disa persona nga Tirana.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të cilët janë të përfshirë në prodhimin e kriptovalutave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë