Ka ndodhur

Sherr mes të rinjve në Durrës, një i plagosur me thikë

Një sherr banal mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, dy të rinj në gjendje të dehur janë konfliktuar me fjalë dhe më pas janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin.

Një prej të përfshirëve në këtë sherr ka marrë një plagë me thikë dhe është dërguar me urgjencë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë