Një re e dendur mjegulle e pazakontë ka përfshirë që në orët e para të mëngjesit qytetin e Beratit. Mjegulla ka nisur të shfaqet prej disa orësh dhe vazhdon të jetë prezente në të gjithë qytetin.
Kjo situatë ka krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve në rrugë. Situata është e njëjtë në të gjithë qarkun, edhe në Kuçovë, Dimal, Skrapar e Poliçan.
Aksi nacional Berat-Dimal dhe Dimal-Kuçovë kalohet me vështirësi nga automjetet, të cilat qarkullojnë me shpejtësi të ulët dhe duke mbajtur largësi nga njëra-tjetra, për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




