Ka ndodhur

Shkëndijë elektrike në shtyllën e tensionit pranë një shkolle 9-vjeçare në Tiranë

Linja e tensionit të mesëm jashtë rrethimit të një shkolle 9-vjeçare në Tiranë ka marrë flakë paraditen e kësaj të hëne. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 pranë shkollës “Ahmet Gashi” në zonën e Laprakës.

Për arsye sigurie, ka nisur evakuimi i nxënësve për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Sipas policisë, jashtë rrethimit të shkollës “Ahmet Gashi”, në një shtyllë tensioni, ka pasur shkëndijë elektrike, ku ka vetëm dëme materiale.

“Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e OSHEE-së, të cilat po merren me riparimin e saj”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë