Ka ndodhur

Elbasan, 27-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës

Një 27-vjeçar nga Elbasani ka rënë nga kati i dytë i banesës dhe ka marrë dëmtime të shumta. Policia e Elbasanit njofton se i riu është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë