Ka ndodhur

Tentoi të shtypë me automjet një person në Vlorë, shpallet në kërkim 23-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Vlorë.

Policia ka shpallur në kërkim një 23-vjeçar, pasi ka tentuar që të shtypë me makinë një person.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë shpalljen në kërkim të shtetasit E. J., 23 vjeç, banues në lagjen ‘Partizani’, Vlorë, sepse më datë 06.01.2022, në rrugën ‘Veledin Kollozi’, ka kanosur shtetasin E. A., duke tentuar ta përplas me automjetin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se vijon puna për kapjen e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë