Ka ndodhur

Foto/ Ishte nisur nga Shqipëria, drogë me thasë në kamionin me bimë mjekësore në Mal të Zi

Një sasi e madhe lënde narkotike e llojit marijuanë, është zbuluar në një kamion që transportonte thasë me barishte të thata në pikën kufitare Bozaj me Malin e Zi.

Mediat malazeze kanë raportuar fillimisht se droga është sekuestruar në pikën kufitare Bozhaj, pranë Hanit të Hotit në Shkodër në një kamion me targa shqiptare.

Më pas, ishte Policia e Shtetit që njoftoi se në Malin e Zi është kapur një kamion, brenda të cilit, autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi, kanë gjetur një sasi kanabisi.

Kamioni me ngarkesën e deklaruar si barëra medicinale, po lëvizte nga drejtimi i Shqipërisë dhe duhej të vazhdonte rrugën drejt BE-së, duke kaluar transituar përmes Malit të Zi, me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Droga u zbulua nga doganierët dhe punonjësit e policisë mëngjesin e të shtunës dhe sasia do të përcaktohet gjatë ditës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë