Ka ndodhur

Arrestohet një polic në Kukës, i kërkoi ryshfet një personi në ‘arrest shtëpie’

Një punonjës i policisë së Kukësit, është arrestuar me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion. Shtetasi Shkëlqim Çika, me detyrë punonjës policie, specialist zone në Komisariatin e Policisë Kukës, i ka kërkuar ryshfet shtetasit Admir Spahia, me qëllim që të mos referonte në prokurori largimin e tij nga banesa, edhe pse ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Rasti i mitmarrjes dyshohet se ka ndodhur në datën 13 janar të këtij viti, dhe arrestimi i policit është bërë pas ndërhyrjes së SHÇBA-së.

Polici u kap në flagrance, pasi shkoi të merrte një pjesë të parave për të cilat kishte rënë dakord me Spahinë.

Ky i fundit u arrestua më 19 maj të viti të kaluar, si pjesë e grupit strukturuar kriminal prej 15 personash, që dërgonin qytetarë me viza false në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë