Një aksident rrugor i ka marrë jetën një gruaje në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti. Policia thotë se automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me një automjet tjetër.
Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, një pasagjere rreth 65-vjeçe, e cila ka marrë dëmtime të shumta. Por në një njoftim të dytë policia sqaroi se pasagjera, Gj.Ll., nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra.
Makina ku po udhëtonte 65-vjeçarja drejtohej nga vajza e saj, B.Ll. Policia po punon për të sqaruar shkaqet dhe kush e kishte fajin në këtë aksident.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




