Ka ndodhur

Në makinë me 17 kg kanabis, në pranga 2 vëllezërit dhe kushëriri i tyre në Mirditë

Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike janë arrestuar këtë të shtunë në Mirditë. Sipas policisë janë prangosur A.P., 31 vjeç, Sh.P., 32 vjeç dhe Ç.P., 35 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë. Gjithashtu janë sekuestruar 17 kilogramë  lëndë narkotike kanabis sativa.

Policia bën me dije se në vendin e quajtur “Gëziq”, Mirditë, kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”. Gjatë kontrollit të automjetin me drejtues shtetasin A.P., dhe pasagjerë vëllain dhe kushëririn e tij, u gjetën 17 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë