Ka ndodhur

Lëvizte i armatosur me kallashnikov, arrestohet adoleshenti në Kukës

Një 17-vjeçar që lëvizte i armatosur me kallashnikov është arrestuar në Kukës. Policia thotë se bazuar në informacionet e siguruara nga qytetarët, se një adoleshent qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në drejtim të fshatit Shishtavec, policia ka konstatuar duke ecur të miturin me iniciale B.P. Pas ndërhyrjes për të mos krijuar reagime apo dëmtime të palëve, është bërë kapja dhe arrestimi i 17-vjeçarit, i cili mbante me vete një armë zjarri kallashnikov me karikator me fishekë.

Tashmë adoleshenti do të përballet me gjykatën për veprën penale “Armëmbatja pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë