Ka ndodhur

Itali, goditet rrjeti i trafikantëve të drogës, mes tyre dhe 4 shqiptarë

Policia italiane ka vendosur në pranga anëtarët e një rrjeti të trafikut të drogës, mes tyre janë edhe 4 shqiptarë.

Mediet italiane raportojnë se gjithashtu janë sekuestruar edhe 20 kilogram kanabis, e të arrestuarit janë të moshave moshave 30 dhe 40 vjeç. Tre prej tyre janë lënë në arrest shtëpie. Në raportimin e autoriteteve thuhej gjithashtu se trafikimi funksiononte si një sipërmarrje tregtare.

Policia ka shpjeguar se banda ndërronte shpesh furnizuesit, e përdorte shqiptarët për të gjetur drogën me çmime më të ulëta, duke planifikuar të transferonte të gjithë rrjetin në zonën e Bolognas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë