Një makinë është gjetur plotësisht e djegur në fshatin Frakull të Fierit pasditen e të enjtes. Bëhet fjalë për një mjet tip “Volkswagen” dhe policia thotë se ishte pa targa, ç’ka e bën më të vështirë punën e grupit hetimor për të shkuar deri te pronari apo motivet e djegies së makinës.
Dyshimet janë se kjo makinë mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale, ndërsa kanë nisur hetimet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




