Dhëmbë dhe muskuj të shtrënguar, vështrim i vendosur, me Tawy-n, i cili eci me babanë e tij me aftësi të kufizuara mbi supe në pyll për 12 orë, gjashtë në vajtje dhe gjashtë në kthim.
Ai ka bërë kilometra të tëra mes shpateve të thepisura dhe labirinthieve në pyll, për të arritur te “njerëzit e bardhë”, me të cilët kishte kontaktuar së fundmi dhe nga të cilët zakonisht qëndron larg.
Ai, ashtu si indigjenët e tjerë Zo’é, fisi i vogël që jeton i izoluar dhe i fshehur në pyllin e dendur tropikal të Amazonës në Brazilin Verior, i dallueshëm nga “m’berpót”, një shkop i gjatë druri i lehtë i futur në buzën e poshtme, një lloj “peircing”, që shënon – ndër 7 dhe 9 vjeç – ritin e parë të kalimit për fëmijët dhe i cili mbahet gjatë gjithë jetës: si Tawy, ashtu edhe babai i tij, Wahu, 67 vjeç, e kanë atë.
Po nga çfarë flake po ikën ky Enea “modern” me një indigjen të moshuar mbi shpinë? Përgjigja: plaga universale e momentit, Covid 19. Destinacioni i lakmuar i udhëtimit të gjatë të Tawy-t, është posti më i afërt mjekësor për vaksinat anti-Covid.
I riu sfidoi barrierat natyrore dhe kulturore për të imunizuar të atin dhe për ta shpëtuar nga një virus që nuk i ka kursyer as qoshet më të largëta të mushkërisë së gjelbër të botës dhe atyre që ende jetojnë atje.
Ashtu si njerëzit e tij, 325 burra dhe gra që jetojnë të shpërndarë në xhunglën Amazoniane të Pará-s, përgjatë kufirit me Surinamin. Të vështira për t’u aksesuar në territore, por të pambrojtura nga Covid, të sjella shpesh në vendet më të largëta nga minatorët klandestinë të arit dhe trafikantët e lëndës drusore.
Pas mbërritjes së tij në garnizon, Tawy gjeti Dr. Jennings Simões për ta mirëpritur. Mjeku, i prekur nga akti heroik i adoleshentit, i bëri një foto. Ishte 22 janar 2021: fushata e vaksinimit në Brazil kishte nisur pesë ditë më parë, me prioritet popullsinë indigjene.
Për gati një vit, Simões e mbajti foton dhe vetëm pak ditë më parë e shpërndau në Instagram, si një imazh simbolik i vitit 2021 që sapo kishte përfunduar.
Për doktorin 52-vjeçar, i cili prej njëzet vitesh merret me kujdesin shëndetësor të popujve të pyjeve, fotoja e “Eneas and Anchises amazoniane”, është një shenjë shprese në mes të përshkallëzimit të ri të infeksioneve në botë.
“Njerëzit e mi gjithmonë më pyesin se kur të gjithë të bardhët do të vaksinohen për t’i dhënë fund emergjencës, – i tha ai BBC-së. – Shpresoj herët a vonë, të jem në gjendje të jap një përgjigje”.
Deri më tani, pandemia ka prekur 57,000 vendas brazilianë dhe i ka marrë jetën 853 prej tyre, sipas të dhënave nga Sekretariati i Shëndetit Indigjen.
Numra shumë të nënvlerësuar, për Shoqatën e Popujve Indigjenë të Brazilit: në mars 2021, shifra ka shkuar mbi 1 mijë viktima.
Por fisi Zo’é, deri më tani janë kursyer nga virusi i rrezikshëm. Që në fushatat e para informuese, të organizuara nga aktivistë, kisha dhe mjekë, grupi i vogël ka vendosur të izolohet duke u ndarë në mikro-komunitete dhe nuk ka kundërshtuar vaksinimet, siç tregohet nga rasti i Tawy-t.
Përshtati në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



