Pas Shqipërisë, një tjetër sasi droge e ardhur nga Ekuadori është zbuluar në një magazinë në Mal të Zi.
Policia malazeze ka gjetur sot rreth 400 kilogramë kokainë në magazinën e qendrës logjistike të kompanisë “Voli”.
Pas raportimit të menaxherëve të ndërmarrjes dhe punëtorëve është nisur hetimi dhe inspektorët kanë marrë dëshmitë e punonjësve të pranishëm
Inspektorët e policisë u kanë bërë thirrje punonjësve të pranishëm që të japin dëshmi për ngjarjen. Punonjësve iu ndalua kthimi në magazinë deri në përfundimin e hetimeve.
Rtcg shkruan se Ekuadori është kthyer në një portë të sigurt për kontrabandistët europianë të drogës në vitet e fundit, veçanërisht shqiptarët, malazezët, spanjollët, grekët, holandezët dhe belgët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




