Ka ndodhur

Theu dyert e dritaret e selisë në 8 janar, ndalohet një tjetër protestues i PD

Një 54 vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë për akuzën e organizimit dhe shkatërrimin e pronës në protestën e 8 janarit në selinë e PD-së të thirrur nga ish-kryeministri Berisha kundër kryedemokratit Basha.

Arrestimi i tij është bërë bazuar në provat e grumbulluara nga policia, e cila dyshon se gjatë protestës, 54-vjeçari ka thyer dyer e dritare të selisë së Partisë Demokratike, duke përdorur mjete të forta.

Personi i arrestuar është identifikuar si Lefter S. dhe ndalimi i tij u bë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë