Ka ndodhur

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Elbasan-Cërrik

Një person ka humbur jetën në një ksident rrugor mbrëmjen e të martës në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor të moshës rreth 60-65 vjeç. Nuk dihet identiteti i viktimës.

Pas aksidentit, automjeti është larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e mjetit, si dhe për të zbardhue rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë