Ngjarje

Muzgu i dytë në Partinë Demokratike

Që përtej dëgjohet zhurmave e xhamave të thyer, që dikush të cilit i dallohet vetëm silueta, i merr përpara me një fshesë. Nën vështrimin e një burri në katin e parë dhe pa folur asnjëri, njeriu në katin e dytë fshin mbetjet e dritareve të thyera dhe i hedh nga kati i dytë.

Kjo është ngjarja e vetme që dallohet e të bën të kthesh kokën nga selia e Partisë Demokratike, në muzgun e dytë mbas protestës që vuri kundër demokratët e Bashës dhe të Berishës. Të dy liderët e vijuan retorikën edhe gjatë të dielës, secili në frontin e tij, njëri jashtë në oborr dhe tjetri brenda selisë. Por çdonjëri prej tyre ka aktualisht në qeli mbështetës që u përfshinë në përleshjet e së shtunës, por asnjëri nuk lëshon pe. Në të njëjtën godinë ku gjurmët e përplasjes për ta marrë, gjenden aty
Nën dritat që pulsojnë, oborri është zbrazur disi nga automjetet që u parkuan befas të shtunën paradite. Ka mbetur cepave të oborrit ndonjë mjet, i personave që sidoqoftë vigjëlojnë në katin e dytë të PD, selisë që edhe gjatë të dielës pati vizitë nga lideri historik i saj Sali Berisha. Ai dha mesazhe nga shkallët e kësaj partie i rrethuar nga grupi i rithemelimit, që e quajti një zotim se asgjë nuk do t’i ndalojë në konsolidimin e demokracisë. Por nga ambjenti i brendshëm i PD, foli për ringritje edhe Lulzim Basha duke këmbëngulur se dorëheqja nuk është aspak një opsion mbasi atë nuk e duan një pakicë e vogël.
Kur të dyja palët kundërshtare të të njëjtës varkë demokrate ikën, dera kryesore të cilës iu hodh pak çaste çelësi, ka mbetur e hapur.

Burri që duhet të jetë mes mbështetësve të Lulzim Bashës dhe të ardhmes së PD, është mbyllur në vendqëndrimin e tij. Ai ndjek i zhytur në heshtjen e mbrëmjes atë çka mediat thonë, e mban pak çaste i kuriozuar dhe dëgjon Sali Berishën dhe në fund heq dorë nga lajmet. Përqëndrohet i tëri në një film dhe vazhdimisht shikon nga porta, në njërën prej kanateve të të cilës ka mbetur i lidhur një zinxhir.

Gjurmët e protestës janë prezente, megjithë natën që mbulon detajet. Dritaret e thyera, dyert pa dyer dhe një flamur me siglën e PD i hedhur përtokë.

Përveç personit që shkakton herëpashere zhurmë duke flakur mbetjet nga kati i dytë, çdo gjë tjetër është zhytur në heshtjen përpara furtunës së radhës në politikën e demokratëve. Një heshtje që është më e madhe sesa pirgu me plehëra në koshat e papastruar, të ushqimeve të gatshme që iu sollën gazetarëve nga redaksitë e tyre teksa për 12 orë pa ndërprerje raportuan dhe vëzhguan gjithçka publiku pa më pas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë