Policia e Elbasanit në kuadër të operacionit të koduar “Start 2022”, ka vënë në pranga tre persona dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim.
Policia thotë se në pranga kanë përfunduar: Skënder Dudija, 21 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 21-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për krime kundër personit;
Personi i dytë që ka rënë në pranga është Ali Çelmeta, 43 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për vjedhje;
Në pranga ka përfunduar edhe Mikael Durrsaku, 20 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe i municionit”.
Ndërkohë është shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” shtetasi Ergi Tosko 20 vjeç, banues në Peqin.
Policia e Elbasanit në bazë të informacioneve operative të grumbulluara, pas ndjekjes me metoda proaktive, në lagjen ”Xhami” të qytetit të Peqinit, në një magazinë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e një arsenali armësh, konkretisht një kallashnikov, dy pistoleta, një armë gjahu shotgun, një thikë, një bajonetë, një granatë difensive, një ndezës, municion luftarak, dy palë targa, një sasi të vogël lënde narkotike dhe fara kanabisi.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti “Opel Frontera” dhe 1 aparat celular.
Policia bën me dije se nga veprimet e para hetimore dyshohet se armët e zjarrit mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale kundër jetës dhe pronës. Armët e sekuestruara janë dërguar për veprime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




