Politike

Foto dhe video/ Kaos, të plagosur dhe gazlotsjellës në PD, çfarë ndodhi në “pushtimin” tre orësh të selisë së PD-së nga Berisha dhe mbështetësit e tij

Rreth orës 14.30 mbas mesdite, ish-kryeministri Sali Berisha ndodhej me një grup mbështetësish të tij në rrugët kryesore që lidhnin kryeministrinë dhe selinë e Partisë Demokratike me maskë kundragaz në fytyre, i shoqëruar nga truprojat e tij dhe me Flamur Nokën në krah. Kjo ishte panorama e asaj që mbeti nga protesta mbi tre orëshe e tij dhe e atyre që e mbështesnin në protestën e paralajmëruar të orës 12.00.

Ai la pas selinë e PD-së (duke u zotuar se do të kthehet sërish) pas ndërhyrjes së Policisë me kërkesë të disa deputetëve të PD-së që ndodheshin bashke me Bashën brenda selisë, disa prej të cilëve, u raportua se kishin marrë dëmtime gjatë ndërhyrjes nga protestuesit në të dyja katet e selisë.

Përfundimi; Policia merr në mbrojtje selinë e PD-së, sekuestrim provash, Kryeprokurorja e Tiranes ne seli ndërsa që në fillim u raportua për 14 të shoqëruar.

Gjithçka nisi me një incident të shënuar ndaj sekretarit të PD-së, Roland Bejko, i cili mbërriti më vonesë në PD në mbledhjen që Basha kishte lajmëruar më kryetarët e degëve.

Ai nuk u lejua të futej në PD nga mbështetësit e Berishës. Pas disa minutash konfrontimi, Bejko u largua pasi dera e pasme e PD-së nuk u hap.

Ndaj Bejkos pati shtyrje dhe ofendime dhe më pas situata u qetësua disi.

Rreth orës 11.30 një grup mbështetësish të Berishës që kishin mbërritur tashmë në PD thyen xhamat dhe shqyen derën kryesore të PD-së.

Fillimisht ata nuk gjuajtën por kur situata u agravua, disa protestues u panë të pajisur me gurë që i drejtonin drejt zyrave të brendshme të PD-së.

Protestuesit kanë përdorur disa mjete specifike për të hapur dyert, çekikë dhe mjete rrethanore pas blindimit të disa dyerve në disa anë të PD-së.

Në anën tjetër është parë të hidhet gaz lotsjellës edhe pse Policia që ishte blinduar vetëm disa metra larg në oborrin e Parlamentit tha se nuk kishte ndërhyrë.

Rreth orës 12.oo në seli mbërriti Sali Berisha i cili fillimisht kërkoi nga protestuesit të ruanin gjakftohtësinë dhe të kishin durim, por në anën tjetër ai i orientoi ata që të rrethonin selinë e PD-së.

Situata më pas agravoi, ku protestues morën shkallet për tu ngjitur ne katin e dyte, aty ku përplasja ishte e dyanshme.

Nga brenda dukej të hidhej gaz dhe shkopinj, nga jashtë gjuhej me gura.

Situata u tensionua më tej me mbizotërimin e gazit lotsjellës, Berisha u pajis me maskë të posaçme dhe po ashtu disa deputetë të tjerë.

Gjatë gjithë kohës i pyetur nga media nëse e shihte atë një protestë paqësore siç edhe kishte premtuar, Berisha këmbëngulte se ajo ishte e tille.

Në fakt nuk rezultoi ashtu. Berisha hyri në PD ndërsa deputetët e PD-së në anën tjetër të ngujuar brenda kërkuan ndihmën e Policisë

Vetëm një orë më pas Policia sqaroi se kishte ndërhyrë me kërkesë të deputetëve të PD-së. Forcat Renea dhe gazi lotsjellës, autobotet me ujë zbrapsën protestuesit që u larguan jashtë selisë. I fundit që mbeti ishte Berisha i cili më herët kishte deklaruar se policia nuk mund të ndërhynte, pasi PD-ja ishte shtëpia e demokratëve.

“Kjo është ndërhyrje kriminale”, tha Berisha aty rreth orës 13.30 i shoqëruar nga një grusht njerëzish dhe i pajisur me maskë kundragazi.

Qëndroi për disa minuta dhe pastaj u largua drejt kryeministrisë në atë që ai e cilësonte për mediat si marshim paqësor.

“Kjo ishte vetëm faqja e parë e protestës”, tha Berisha i pajisur gjatë gjithë kohës me maskë kundragazi nëpër trajektoren e rrugëve PD-Kryeministri.  

Ndërkohë Ervin Salianji dhe Grida Duma përmes videosh deklaruan nga PD-ja se kjo situatë ishte e papranueshme.

PD-ja doli me një deklaratë të fortë zyrtare ku krahasoi protestën e Berishës me atë të 21 Janarit.

“Për të ardhur keq ku përfundoi Sali Berisha, i njëjtë me Edi Ramën e 21 Janarit!”, thuhej në deklaratën e PD-së, ndërsa më herët kishin denoncuar deputetet Duma, Salianji dhe Alibeaj. Ky i fundit pasi kishte kërkuar mbrojtjen nga Garda tha përmes një postimi në Tëitter se Berisha po kërkonte “gjak” përmes dhunës.  Ajo që u pa në protestën dy orëshe në oborrin e PD-se që (nisur nga deklaratat e Berishës) nuk do të përfundojë me aq në fakt nuk ishte gjë tjetër veçse një prelud i asaj që vetë Basha si për ironinë e fatit paralajmëroi që me mëngjes kur ngjiti shkallet e PD-së aty rreth orës 8.oo të mëngjesit, duke iu drejtuar gazetarit të Neës 24.    

“Mirëmëngjesi, qenke zgjuar herët shumë. Bravo të qoftë. Ndryshe nga vallja e Osman Takës. Do e kërcejmë më vone atë, pa merak”, iu drejtua Basha gazetarit Osman Stafa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë