Ka ndodhur

Fotot/ Shënohet incidenti i parë, përzihet nga selia sekretari i PD-së, Roland Bejko nga mbështetësit e Berishës

Është shënuar incidenti e parë në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike, para se te nise protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Mbështetës të Sali Berishës janë përplasur me Sekretarin e PD-së Roland Bejko.

Ky i fundit ka qene duke hyrë në drejtim të portës anësore të PD-se, kur mbështetës të Berishes i janë afruar dhe i kanë kërkuar të largohet duke e shtyrë dhe ofenduar disa herë..

Përplasja ka vijuar edhe jashtë ambienteve te PD-se, në rruge, ku një grup personash e kanë ndjekur nga pas. Bejko tha se fajtor për këtë situatë është Sali Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë