Ka ndodhur

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Durrës.
Policia ka njoftuar se ngjarja ndodhi rreth orës 18:10, në lagjen nr.14.


Sipas të dhënave paraprake një automjet i drejtuar nga shtetasi me inicialet D. D, ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë