Ka ndodhur

Aksident i katërfishtë në Selitë, plagoset një pasagjere

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur pasditen e së premtes në Unazën e Madhe në kryeqytet. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës dhe janë të përfshirë mjetet me drejtues M. J., L. K., E. H., dhe K. V.

Si pasojë e aksidentit lëndime ka marrë një pasagjere e cila ndodhej në automjetin që drejtohej nga M.J. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë