Një lëndë plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit (02:50) në një automjet në lëvizje ne afërsi të rrethrrotullimit të Selitës në Tiranë.
Policia thotë se si pasojë e shpërthimit, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit Mikel Harizaj 42 vjeç dhe pasagjeri Serini Dumi 26 vjeç.
Paraprakisht dyshohet për një atentat ndaj drejtuesit të automjetit, pasi Mikel harizaj është një emër i njohur për policinë.
Ai është arrestuar në 2009, pasi akuzohet se pas një sherri në lokal, ka tentuar të vrasë 3 persona duke u hedhur një granatë. Harizaj u arrestua në Selenicë të Vlorës për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ku është konfliktuar me tre shtetas në ambientet e një lokali.
Menjëherë pas konfliktit, Mikel Harizaj ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në makinën e tij, të cilën e kishte të parkuar afër lokalit nga ku ka marrë një granatë dore, me të cilën ka sulmuar shtetasit e mësipërm. Nga shpërthimi i granatës është plagosur rëndë shtetasi G. A., dhe më lehtë dy të tjerët.
Operacioni për kapjen e tij u bë në Tiranë, pasi Mikel Harizaj ndodhej i fshehur te disa persona, me të cilët kishte lidhje shoqërore. Ndaj tij u ngrit akuza për vrasje të mbetur në tentativë. Duket se pas vuajtjes së dënimit, ndaj Harizajt ka nisur hakmarrja.
Mësohet se Harizaj dhe i plagosuri tjetër, Dumi, ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




