Një 16-vjeçar është përplasur nga një automjet në Berat, drejtuesi i të cilës është larguar nga vendngjarja pas aksidentit, për t’u arrestuar pak më vonë.
Policia thotë se ka mbetur i plagosur rëndë një nxënës i vitit të parë të shkollës së Mesme “Kristaq Capo”, me inicialet B.Q.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 në aksin rrugor Ura e Goricës-Kombinat dhe pas aksidentit, adoleshenti është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




