Ka ndodhur

Sherr me thika mes të rinjve në Lushnjë, dy përfundojnë në spital

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 17-vjeçar me iniciale D.K., pasi akuzohet se ka plagosur me thikë dy persona.

Në një njoftim për mediat, policia tha se adoleshenti pasditen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta  ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçar dhe një 18-vjeçar. Dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë mësohet se në pranga ka rënë dhe një 47-vjeçari, pasi për motive pronësie ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë