Ka ndodhur

Vlorë, plagoset një 36 vjeçar, policia vihet në kërkim të autorit

Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë. Shtetasi Diego Hanaj raportohet se. ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore ne spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, para pallatit ku banon 37-vjeçari.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë